Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar sot kërkesën e prokurorisë duke i caktuar kështu Hysri Peqanit i njohur si Burdushi, një muaj paraburgim.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, e cila i caktoi 30 ditë paraburgim Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi, avokati i tij Asdren Hoxha, ka paralajmëruar ankesë.
Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit për Peqanin është vepër penale.
Sipas tij vendimi për Burdushin është qesharak, pasi siç thotë ai vepra e klientit të tij është e peshës shumë të vogël, në krahasim me veprat penale, për të cilat ai thotë se, shumë persona të tjerë lirohen.
“Gjykata i ka dhënë 30 ditë paraburgim për Hysri Peqanin. Ne nuk pajtohemi aspak, ky është një vendim që ne do ta atakojmë fuqishëm, paralajmërojmë ankesë, sepse është vepër penale për çka i është caktuar paraburgimi. Janë qesharake në raport me ato çka po shohim këto ditë për çfarë vepra të rënda njerëzit po lirohen, e në këtë rast për një vepër të peshës shumë të vogël i është caktuar paraburgimi. Pa asnjë provë, në përvojën time nuk di nëse ka pasur në ndonjë rast më të paarsyeshëm sesa ky sot”, ka thënë Hoxha.
“Burdushi” sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor