Ylli i Chelseat dhe Belgjikës, Eden Hazard ka hedhur poshtë idenë se ai e meriton Topin e Artë këtë vit duke pretenduar se sulmuesi francez Kylian Mbappe e meriton këtë.
Gara për Topin e Artë këtë vit është padyshim më e paparashikueshmja që një dekadë dhe shumë lojtarë janë duke garuar për të, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ka fituar çmimin në dhjetë vitet e fundit, por asnjëri prej tyre nuk konsiderohet favorit për shkak të dështimit në Kampionatin Botëror.
“Edhe pse kam pasur një vit shumë të mirë, unë duhet të mbajë këmbët në tokë”, ka thënë Hazard për ‘RTBF’. “Unë nuk e meritoj Topin e Artë. Mendoj se ka lojtarë që janë më të mirë se unë”
“Do thoja Luka Modrici, por ai luan më pak më mirë që nga gushti dhe shtatori, prandaj nëse llogarisim nga fillimi i sezonit, do thoja Kylian Mbappe”
“Qëllimi për mua nuk është të fitoj Topin e Artë, por të maksimizojë kënaqësinë në fushë. Nëse e fitoj një ditë do të jetë shumë mirë, nëse nuk e fitoj nuk do të jetë problem”
Hazard ka shënuar shtatë gola dhe ka krijuar katër asistime në Premierë Ligë këtë sezon./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?