Google ADS

Haradinaj: Autostrada Prishtinë – Dheu i Bardhë mund të kryhet edhe më shpejtë se që është paraparë

16:50 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Komuna e Gjilanit asnjëherë më parë s’ka qenë më e përkrahur nga ndonjë Qeveri më tepër se tash me projekte.

“Në të kaluarën është menduar se nuk do të ketë kondicion Qeveria, buxheti, që t’i përcjell disa projekte me rëndësi. Meqë jemi në Gjilan, në Anamoravë, ju siguroj se asnjëherë në historinë e vet Komuna e Gjilanit dhe as kjo trevë nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet dhe me projekte”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi inspektoi punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”, e njohur si autorruga e Gjilanit, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu, deputetë dhe qytetarë të shumtë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

këtë rast, kryeministri falënderoi të gjithë punëtorët dhe punë kryesit që po punojnë pandërprerë për përfundimin e kësaj autostrade.

“Nga dinamika e punëve po shihet se punimet do të kryhen me kohë, apo edhe më shpejt sesa që është menduar. I përgëzoj edhe punëkryesit, punëtorët në përgjithësi dhe falënderoj ministrin e Infrastrukturës Lekaj, zëvendësministrin Kadriu dhe gjithë të tjerët për punën që bëjnë”, tha Haradinaj.

Segmenti që sot ka vizituar kryeministri Haradinaj ka një gjatësi mbi 22 kilometra, ndërsa Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’ do të jetë e gjatë 51 kilometra.

Ky projekt financohet nga Qeveria e Kosovës.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/974591952665219

 

Të ngjashme