Haradinaj ngushëllon familjarët e personave që humben jetën në aksident

16:19 | 17 Nëntor 2018
A. B.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm.

Haradinaj ka qenë i pranishëm në Gjilan, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe. RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/974544849336596

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme