Dridhjet, zhurmat dhe ndryshimet në ngjyrë janë vetëm disa nga mënyrat sesi trupi dërgon sinjale për të treguar se ka diçka që nuk shkon. Kushtojini vëmendjen e duhur këtyre sinjaleve dhe mund të zgjidhni një problem të mundshëm!
PROBLEME ME GOJËN?
Plasaritje në cepat e buzëve…
Mund të shkaktohen për shkak të mungesës së vitaminës B dhe hekurit. Marrja e një vitamine B kompleks mund të ndihmojë shpesh në kapërcimin e këtij problemi dhe normalisht duhet të shtoni vitaminën B në dietën tuaj të përditshme. Mund të shtoni perimet e gjelbra, frutat e freskëta, drithërat, qumështin, bajamet dhe qumështin e bajameve. Por edhe xheli i Aloe Verës është shumë i mirë për mbrojtjen e buzëve.
Ulçera e gojës…
Mjekësia popullore kineze thotë se kjo ndodh kryesisht për shkak të një procesi inflamator brenda disa organeve të trupit. Një ndryshim në dietë do të ishte i dobishëm, ndryshim që të përfshijë më shumë perime të gjelbra dhe lëngjet e përftuara prej tyre. Gjithashtu mund përdoret edhe një shpëlarës goje me përbërje gjethesh delli, bari mijëfletësh, kumaku dhe sherbelë. Shtoni 100 ml nga përzierja e këtyre përbërësve në një gotë me lëng aloe vera dhe shpëlani gojën me të disa herë në ditë.
Plagët në buzë
Ankthi, stresi ose ndryshimet emocionale mund të nxisin krijimin e atyre plagëve aq të bezdisura e të shëmtuara, por mjafton të qetësoheni mendërisht dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë. Bëni joga dhe kërceni. Edhe ndonjë ilaç apo produkt tropikal janë të dobishëm.
Ilaçi: Bëni një përzierje të mirë sasish të barabarta lëngu limoni, mendre, lulesh kumaku dhe kokrrash shtogu. Merrni 20 pika nga përzierja tre herë në ditë duke e rritur sasinë me 5 ml çdo ditë.
Zbutësi: Shtoni një vaj antiviral në një zbutës të thjeshtë buzësh. Trumza, melisë, vaji i pemës së çajit dhe ravensara kanë të gjitha potencial antiviral.
Skuqja e majës së gjuhës
Shkaktohet tërësisht nga stresi
Sipas mjekësisë kineze maja e gjuhës ka lidhje me zemrën. Një majë gjuhe e skuqur tregon se ka një problem me balancën e nivelit tuaj emocional. Ky stres përballohet më mirë nëse trajtohet me barna qetësues ose suplemente të ngjashme. Edhe praktikimi i t’ai chi do të ishte i dobishëm.
Çfarë të përdorni? Mjekët këshillojnë tretësirat verbale të tërshërës dhe xhensenit siberian, ose ndonjë suplement magnezi i cili duhet të merret në darkë që t’ju ndihmojë ta bëni gjumin të qetë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...