Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 47 të tjerë janë lënduar gjatë protestave në Francë, të organizuara në shenjë pakënaqësie për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, konfirmohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata theksuan se tre persona morën lëndime të rënda trupore. Nga Ministria konfirmuan se janë arrestuar 24 persona, ndërsa 17 janë mbajtur për marrje në pyetje.
Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, qytetarët në mbarë Francën bllokuan rrugët, urat dhe pikat pagesore. Në vazhdim është hetimi mbi vdekjen e një protestuesi të cilin e shtypi një shofer, i cili ishte në panik meqë hasi në mes të protestave.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...