Punët e shumta në ditët e sotme janë ato të cilat na “detyrojnë” të qëndrojmë përpara kompjuterit apo celularit për orë të gjata. Ky është një problem I madh pasi dëmtojmë sytë dhe trupin tonë nga mënyra e qëndrimit. Por ka një zgjidhje për të gjitha, bëhuni pozitivë.
Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20, ja çfarë do të thotë kjo:
Këto që përmendëm më lart janë metoda të domosdoshme për ju që kaloni kohën më të madhe para kompjuterit. Ju duhet t’i zbatoni ato për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm. Gjatë kohës që punoni në celular, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur apo si “të veshur”, largojini nga ekrani.
Vështroni nga dritarja, sa më larg , për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur. Pas këtyre veprimeve, rikthejuni punës suaj, duke e përsëritur këtë gjë, sa herë e ndjeni të nevojshme.
Në një studim të kryer me bashkëpunimin e 32 mijë grave dhe një në një tjetër në laborator, rezultoi se pjesëmarrëset, në dietat e të cilave ishte e pranishme Omega 3, kishin shumë më pak probleme me tharjen e syve apo rrezik për inflamacion të tyre. Omega 3 gjendet në peshqit si salmoni apo sardelet apo dhe farat e lirit. Por nëse shija e tyre nuk ju pëlqen, provoni suplementet, gjithmonë me këshillën e mjekut
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...