Në përfundim të një takimi me një delegacion nga Britania, shefi i partisë më të madhe të opozitës Lulzim Basha falënderoi kryevlerësuesin e Komitetit të Seleksionimit të kandidaturave për anëtarë të Parlamentit britanik, si dhe një prej kandidatëve për “Westminster”-in, të dërguar në Tiranë nga Partia Konservatore.
“Prej prillit, Partia Demokratike ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD-së, e gjithashtu kemi vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale, me aftësi profesionale dhe përkushtim politik ndaj vlerave për të cilat qëndron PD-ja: demokracisë, lirisë, tregut të lirë, barazisë para ligjit, shtetit të së drejtës dhe respektit për liritë e të drejtat e njeriut”, tha Basha për mediet.
Duke theksuar se demokracia shqiptare sot është në një krizë të thellë, për shkak se Parlamenti është mbushur me njerëz që nuk përfaqësojnë popullin, apo me njerëz që shpeshherë nuk kanë lidhje as me vet partitë politike, Basha shënjestroi atë që ai e quajti “organizatë e Rilindjes” që ka kandiduar persona që kurrë nuk kanë qenë anëtarë të Partisë Socialiste, shkruan top chnannel.
Ai i quajti ata përfaqësues të bandave dhe krimit të organizuar, sikurse edhe biznesmenë me kredenciale të dyshimta.
“Ky është një problem për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, që duhet ndalur. Që të marrë fund, PD po kontribuon në dy drejtime: së pari përmes procesit të dekriminalizimit, e së dyti përmes propozimit tonë për vettingun e politikanëve. Së treti, edhe përmes vet reformës së partive politike, të politikës dhe reformës zgjedhore. Kjo e fundit duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, deklaroi ndër të tjera Basha.
Tashmë, ai tha se po merret përvoja më e mirë në kontinentin europian, ajo e seleksionimit të kandidaturave përpara se ato t’i dërgohen për vlerësim e gjykim anëtarësisë, që është përvoja e Britanisë së Madhe, ajo e konservatorëve britanikë të kryeministres Theresa May.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...