Nesër fillon Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, do të votohet edhe për Kosovën

13:43 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Asambleja e 87-të e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) fillon nesër në Dubai, ku mes tjerash do të votohet edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan Anadolu Agency (AA).

“Mbledhja e Asamblesë së 87-të të Përgjithshme të Interpol-it” do të zhvillohet më 18-21 nëntor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Pika kryesore e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë zgjedhja e kryetarit të INTERPOL-it.

Në vend të ish-kryetarit kinez, Hongwei Meng, i cili dha dorëheqje pasi u arrestua në vendin e tij, do të garojnë kandidatë nga Koreja e Jugut, Rusia dhe Afrika e Jugut.

Mes tjerash në mbledhje do të votohet edhe për aplikimet për anëtarësim të Kosovës, si dhe Vanuatu dhe Kiribati.

Në rast se pranohen këto shtete, INTERPOL-i me 195 anëtarë do të jetë organizata më e madhe ndërkombëtare.

Turqinë në mbledhje do ta përfaqësojë delegacioni i kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Mehmet Ersoy.

Delegacioni turk, vendeve pjesëmarrës në asamblenë e përgjithshme do t’ju sqarojë detajisht luftën e Turqisë kundër organizatave terroriste FETO, PKK dhe DEASH si dhe punimet rreth parandalimit të kontrabandimit të migrantëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme