Këtu keni arsye bindëse perse nuk duhet ta mbyllni kurrë ditën pa lexuar disa faqe libri

13:47 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Të lexuarit sjell jo pak përfitime për shëndetin mendor e emocional! Një libër largon stresin por jo vetëm kaq. Të lexuarit, ashtu si ushqyerja apo aktiviteti fizik, forcon muskujt e trurit dhe përmirëson kujdesën dhe përqendrimin. Ne do të listojmë 6 fakte interesante mbi procesin e të lexuarit:

  1. Leximi ul nivelin e stresit 68%, më shumë se të dëgjuarit muzikë apo pirja e një kafeje.
  2. Leximi ju bën më të ndjeshëm, kjo për shkak se truri i sheh gjërat që ndodhin në një këndvështrim tjetër dhe përpiqet të lidhë historitë e librave me ato reale, apo personazhet e librave me persona që i takojmë në të përditshëm tonë.
  3. Të lexuarit shërben si një formë terapie. Kjo lidhet me faktin se teksa lexojmë ne shohim veten tonë tek personazhet e romaneve dhe vështirësitë me të cilat ata përballen.
  4. Të lexuarit rrit inteligjencën, imagjinatën dhe ju zhvillon fjalorin.
  5. Leximi përmirëson kujtesën dhe ul probabilitetin për tu kapur nga sëmundja e Alzheimer.
  6. Gjithashtu, të lexuarit ju ndihmon për një gjumë më të qetë, ndaj para se të flini lexoni gjithmonë disa faqe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme