Google ADS

Neymar reagon ndaj zërave për rikthim në Barcelonë

13:22 | 17 Nëntor 2018
Arbresh Info

Neymar sërish është pyetur rreth spekulime rreth tij për rikthim te Barcelona gjatë verës.

Por, sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit dukej se nuk ishte në disponim për të folur rreth këtyre thashethemeve, transmeton portali arbresh.info.

Neymar është në radarin e Barcelonës edhe pse nuk kanë kaluar as dy vite që nga ndarja e tij me gjigantin katalunas. Superylli i Brazilit u largua për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro për transferim në Paris Saint Germain në verën e vitit 2017.

Neymar ka shkëlqyer në Spanjë qysh pas transferimit, por thashethemet për një rikthim në Spanjë nuk kanë munguar.

Real Madridi është i interesuar për 26-vjeçarin, por sipas raporteve të fundit, Barcelona mund të jetë gjithashtu në garë për të.

Ylli realizoi golin vendimtar në fitoren 1 me 0 të Brazilit ndaj Uruguait në Emirates, por ai nuk ishte disponim për të folur rreth të ardhmes së tij në PSG.

I pyetur nga një grup i gazetarëve spanjollë nëse është në dijeni rreth interesimit nga Barcelona, Neymar thjeshtë buzëqeshi dhe më pas tundi kokën e tij duke e mohuar këtë.

Neymar do të vazhdojë qëndrimin në Angli derisa Brazili po përgatitet për miqësoren ndaj Kamerunit në Milton Keynes që zhvillohet të martën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme