Google ADS

Flasin familjarët e viktimave të aksidentit të mbrëmshëm

13:02 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në aksidentin që ndodhi dje në rrugën Prishtinë- Gjilan, gjegjësisht në fshatin Mramor humbën jetën katër persona kurse katër të tjerë janë lënduar, në mesin e tyre edhe ambasadorja turke Kivilcim Kiliç.

Viktimat janë Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Ekipi i portalit Arbresh.info, gjendet tek familja Shala të cilët po presin njerëz që po vijnë për t’i ngushëlluar.

Daja i Agronit, për arbresh.info u shpreh se në aksidentin që ndodhi dje, ishin tre vetura të kësaj familje që kishin shkuar në një të pame tek familjarët e tyre.

“Aksidenti ka ndodhur duke u kthyer nga e pamja tek gjyshja e Agronit. Ishin tre vetura të kësaj familje ku është aksidentuar me eskortën e Turqisë”, u shpreh daja i të ndjerit.

Njëra veturë po voziste 150km/h momentin e aksidentit, rrëfehen familjarët e viktimave.

“Vetura ka qenë me shpejtësi 150km/h, kur ka hyrë në tejkalim të veturës së diplomates Kivilcim Kiliç, pastaj vetura tjetër e tipit Audi ka hyrë në mes e i ka goditur për prapa të aksidentuarit”, u shpreh daja, për arbresh.info.

Ai në fund shtoi se mbesa e gjyshes ka vdekur në emergjencë pas gjysmë ore, ndërsa babai në ora 11:00 në emergjencë.

“Varrimi i të ndjerëve do bëhet nesër pas namazit të ikindisë, për shkak të autopsisë që do t’i presim sot”, tha ai.

Ai në fund apeloi popullatën që të vozisin me kujdes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme