Me 182 km/h në autostradë, ndalohet 26-vjeçari shkodran

10:45 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Policia vijon kontrollet në autostradën Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve.

Mbrëmjen e së premtes, policia ka ndaluar një të ri nga Shkodra, i cili po lëvizte me 182 km/h.

Drejtuesi i mjetit “Audi”, 26-vjeçari K.M. nga Shkodra po lëvizte me 182 km/h dhe në kushte të lagështirës në rrugë.

“Reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtojmë jetë dhe jo të ndëshkojmë fajtorët pas aksidentit”, njofton policia.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/628615784265203/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme