Ish-eprori i UÇK-së që nuk mund të ketë ende një shtëpi të tijën

09:03 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mori pushkën në krahë dhe ju bashkua ushtarëve të UÇK-së.

Nuk e kishte menduar se pas çlirimit, Kadri Rama, do të kishte një jetë të tillë.

Ai vjen nga fshati Lubovec komuna e Skënderajt, raporton arbresh.info.

Gjatë luftës shërbeu si epror, e komandant i skuadrës.

Rama është i rrethuar nga skamja me një shtëpi që nuk i plotëson as kushtet minimale.

Ai e ka të pamundur t’i mbulojë shpenzimet bazike me një pension prej 170 eurove.

“Unë kam menduar që kur të përfundojë lufta, Kosova do të jetë një shtet i mirëfilltë.”

“Vend që do të jetë dhe i dashur për qytetarët, mirëpo gjithçka ka dalë kundër mendimeve të mija.”

Ai është i zhgënjyer me trajtimin që mori nga institucionet e vendit pas përfundimit të luftës.

Rama thotë se është nevojtar për një shtëpi, e për të tjerat po mundohet të mbijetojë.

Rrëfimin e tij nuk preferon ta ndajë.

“Ato po ja lëmë luftës”, u shpreh ai./A.Shkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme