Kryetari i Gjilanit njëherësh dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për Arbresh.info, ka treguar që janë ende duke vazhduar me deputetët e opozitës dhe të pozitës për të siguruar 61 votat për mocionin e rrëzimit të Qeverisë.
“Është një nismë e LDK-së më herët e cila ka pasur dy kërkesa përmes tryezave të partive për marrëveshje të zgjedhjeve të hershme dhe është edhe më tutje valide, dhe tjetra ka qenë mocioni për mosbesim nga tri grupet opozitare. Edhe më tutje ne mendojmë se mund të arrihet marrëveshje për zgjedhje të planifikuese. Sepse jemi në një proces të rëndësishëm, siç janë Dialogu, FSK-ja, Vizat, por krejt këto duhet me gjet një bashkëpunim në partitë opozitare por edhe të ndonjë subjekti tjetër politik”, tha ai.
Duke folur për ngecjet që kanë mbetur peng i mos funksionalizmit të Kuvendit, Haziri ka hedhur poshtë se LDK-ja mund t’i bashkohet iniciativës së Listës Serbe. Ai ka thënë Lista Serbe mund t’i bashkohet nismës së opozitës.
“Ne kemi takime edhe me partitë tjera politike që janë në Qeveri, për bashkëpunim, ne kemi pa një iniciativë të Listës Serbe ditëve të fundit. Ne kemi thanë se një grupi të tillë nuk duhet mi japë hapësirë vendimmarrës. Në fakt ata munden me ju bashku mocionit tonë dhe të dy partive tjera opozitare, por ne nuk mund të ju nënshtrohemi një iniciative të anës së kundërt, nëse dëshirojnë ata munden me ju bashku iniciativës tonë. Nëse mendojnë me na u bashku duhet me u afrua me ne. LDK-ja nuk i shkon pas as Listës Serbe as partive të tjera, ne i ftojmë të na bashkëngjiten të gjitha partitë politike”./V.Selimi/Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...