Kalifornia, me ajrin më të ndotur në botë

00:16 | 17 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Cilësia e ajrit në Kaliforninë Veriore është cilësuar si më i keqi në botë, përderisa vendi ende po lufton me zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë lënë të vdekur disa persona.

Rrjeti i cilësisë së ajrit Purple Air tha të enjten se ajri tani është më i keq se në Kinë dhe në Indi, transmeton portali arbresh.info

Shkollat janë mbyllur, fluturimet janë anuluar dhe kërkimet për të blerë maska në internet janë rritur ndjeshëm.

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur në Camp Fire – zjarri më vdekjeprurës dhe më shkatërrues i shtetit.

Autoritetet lokale kanë theksuar se më shumë se 600 njerëz konsiderohen të zhdukur.

Presidenti amerikan Donald Trump pritetet të udhëtojë të shtunën në Kaliforni, ku edhe do të hulumtojë dëmet e shkaktuara nga afër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme