Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shala nga Poneshi, pasi tre anëtarë të tyre humbën jetën tragjikisht pas aksidentit të orëve të mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Shala.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell