Tradhtia po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën e europianëve. Tashmë një në dy persona e pranon se ka tradhtuar partnerin.
Interesant është se për herë të parë janë femrat që kalojnë meshkujt në këtë drejtim. Frustrimi seksual, mungesa e vëmendjes, përditshmëria e zymtë, janë disa prej arsyeve. Ekspertja e njohur franceze, Isabelle Martin shpjegon se përse është rritur kaq shumë numri i femrave që tradhtojnë.
-Janë të frustruara seksualisht. E trishtë, por e vërtetë. Për fat të keq, shpesh është frustrimi seksual që i bën njerëzit të kërkojnë fatin e tyre në krevate të tjera. Frustrimi në krevat është argumenti më i zakonshëm i femrave që tradhtojnë.
-Ndjehen të padashuruara. Ndjenja e mosdashurisë apo dëshirës është një faktor tjetër rreziku për tradhtitë. Jeta e përditshme, punët e shtëpisë dhe fakti i vetëdijshëm që do kesh marrëdhënie me një partner gjithmonë, bëjnë që të hidhen tek tradhtitë.
-Mungon diçka ekstra në marrëdhënie. Çuditërisht, gjithnjë e më shumë njerëz thonë se nuk janë të lumtur në marrëdhënie pasi ndjejnë se mungon aventura, emocioni. Kjo i çon në kërkim të një personi krejtësisht të huaj.
-Sindroma e herës së fundit. Është e mrekullueshme që të kalosh jetën me një njeri. Por për fat të keq kjo mund të sjellë edhe panik. Ndaj shumë femra tradhtojnë për të shijuar ‘herën e fundit’.
-Mundësi e mirë. Interesant është se njerëzit nuk tradhtojnë me herën e parë që u jepet mundësia. Por përvoja ka treguar se nëse i jepet mundësia e duhur dhe sidomos kur është mundësi e mirë, ata e bëjnë.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...