Presidenti i Republikës ka pasur dhe një këshillë për bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ai tha sot në emisionin “Zonë e Lirë” se duhet të moderohet pak.
“Monika duhet të moderohet pak. Po dhe ajo si ti është frankofone”, i tha Meta Arjan Canit.
Meta ka folur edhe për shtyrjen e vizitës së kryeministrit izraelit në Tiranë.
“Arsyeja pse kryeministri izraelit shtyu vizitën në Tiranë muajin e shkuar ishte për shkak të një angazhimi personal. Kishte një angazhim dhe një kolegu i politikan, ministër, ndërroi jetë dhe duhet të ishte atje për homazhe”, tha Presidenti Meta në emisionin e “Zonë e Lirë”.
Por, Kreu i Shtetit u shpreh i bindur se Netanyahu do të vijë në Tiranë pas vizitës.
Nuk ka munguar dhe një koment i Metës për heqjen e Shqiponjës nga sheshi. Meta tha se nëse bëhet fjalë për një projekt madhor Shqiponja duhet të lëvizje, por ajo duhet të ishte vendosur në një vend tjetër.
“Unë nuk jam as njeriu i duhur për të bërë një vlerësim artistik për shqiponjën. Ajo u vendos në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Është vendosur me kontribut të një familjeje shumë të njohur. Mendoj se nëse ajo është hequr për shkak të një projekti publik është diçka tjetër, por ajo mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është simboli jonë”, tha Presidenti.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...