Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, mësohet se dy liderët në bisedë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, këmbyen mendime për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, hetimet në vazhdim për organizatën terroriste FETO në SHBA, luftën kundër terrorizmit në Siri dhe raportet dypalëshe ekonomike.
Presidenti Erdoğan gjithashtu i ka përcjellë homologut amerikan ngushëllimet për viktimat e zjarreve pyjore në Kaliforni.
Dy liderët kanë rënë dakord për zbardhjen e vrasjes së Jamal Khashoggit në të gjitha aspektet dhe moslejimin e mbulimit të ngjarjes, ndërsa kanë vënë në dukje rëndësinë për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste dhe bashkëpunimin më të ngushtë mes Republikës së Turqisë dhe SHBA-së.
Dy presidentët shprehën kënaqësinë e tyre për nisjen e patrullimeve të përbashkëta në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për rajonin sirian Munbixh dhe diskutuan për përfundimin e procesit sa më parë.
Po ashtu, presidenti Erdoğan ka shprehur pritjet e tij që SHBA t’i japë fund ndihmave për degën siriane të organizatës terroriste PKK.
Pasi kanë përmendur rëndësinë e ndjekjes së çështjeve të diskutuara në Francë, dy liderët konfirmuan vendosmërinë e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve të tyre në të gjitha fushat.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend