Gjigantët teknologjikë bashkojnë forcat për të krijuar një format të ri për video

09:58 | 3 Shtator 2015
Arbresh Info

Google i është bashkuar gjashtë gjiganteve të tjerë të teknologjisë për të krijuar gjeneratën e ardhshme të formatit të videove. Partneriteti përfshin kompanitë si Amazon, Cisco, Intel, Microsoft, Netflix, dhe Mozilla.

Sigurisht që kjo çështje mund të jetë konfuze duke bërë të shtrohen edhe një numër të madh pyetjesh se për çfarë janë duke tentuar gjigantët teknologjikë të krijojnë një format të ri për video.

Megjithatë, problemi kryesor i këtyre formateve aktuale të video është se ato nuk janë krijuar të jenë të posaçme për shfletues apo pajisje telefonike, ato thjeshtë janë adaptuar në to, shkruan arbresh.info. Qëllimi është që gjenerata e ardhshme të ofrojë më shumë fleksibilitet, mbështetje më të mirë si dhe një eksperiencë më në favor tek përdoruesit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme