Policia dhe Inspektorët kundër zjarrit tre institucione themelues i së cilës është Kuvendi Komunal i Preshevës.
Bëhet fjalë për Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, Bibliotekën“Mehmet Isufi” dhe Radiotelevizionin “Presheva”.
Siç bën të ditur rtvpresheva.com inspektoriati kundër zjarrit nga Vranja i kishte dërguar shkresë drejtorisë së Shtëpisë së Kulturës që në afat të caktuar kohorë të përpiloj projektin kundër zjarrit, të cilin projekt duhet ta ketë çdo institucion.
Mirëpo, sipas inspektorëve, drejtoria e Shtëpisë së Kulturës nuk e kishte përpiluar këtë projekt dhe si rrjedhoj pasoi vënia e bllombës të dyerve të Shtëpisë së Kulturës por edhe dy institucioneve tjera të cilat funksionojn në objektin e Shtëpisë së Kulturës, Rtv Presheva dhe Biblioteka.
Kurse për Radiotelevizionin Presheva kjo është edhe një goditje e radhës pasi që ka gati një vit që nuk finansohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani I duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problematikë, përcjellë KlanKosova.
Dyert e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” janë të mbyllura me bllombë, e se kur do të rihapen askush nuk di të përgjigjet. Cka është më e keqja, për nesër (e shtune) ishte paraparë të mbahet Festivali i fotografisë “Pre Foto” i cili është një festival ndërkombëtar dhe mjaft I rëndësishëm për komunën e Preshevës. Mysafir të shumtë nga Gjermania, Hollanda, Britania e Madhe, Franca, etj tani më vetëm kanë ardhur në Preshevë për pjesmarrje në festival por duke qenë të mbyllura dyert e Shtëpisë së Kulturës nuk dihet se ku do të mbahet apo do të anulohet ky festival.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...