Google ADS

Ndërron jetë edhe personi i tretë në aksidentin e Mramorit

19:34 | 16 Nëntor 2018
A. B.

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër person janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zyra për informim në Prishtinë:

“Në  orën 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në Mramor”- ka njoftuar policia.

Ndryshe, në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme