Arsenali kontaktohet nga PSG për mesfushorin Aaron Ramsey

18:55 | 16 Nëntor 2018
Arbresh Info

Sipas raporteve, Paris Saint Germaini është klubi i fundit që ka kontaktuar Arsenalin në lidhje me mesfushorin Aaron Ramsey.

Reprezentuesi uellsian duket se do të largohet nga Emirates në një të ardhme të afërt për shkak se nuk ka rënë dakord për të rinovuar kontratën me Arsenalin, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja aktuale e tij me klubin në veri të Londrës skadon në fund të sezonit, prandaj kjo do të thotë se ai do të jetë në gjendje për të nënshkruar një marrëveshje paraprake me skuadrat evropiane në janar ose thjeshtë të transferohet falas gjatë verës.

Situata e mesfushorit në Arsenal ka ngjallur interesim te shumë klube në mbarë Evropën, ndërkohë që gjiganti në Bundesliga – Bayern Munichu është përmendur po ashtu së fundmi si një destinacion i mundshëm.

Megjithatë, sipas raporteve të fundit nga uebfaqja franceze ‘Paris United’, lideri i Ligës 1 i është bashkuar garës për nënshkrimin e tij.

Raportohet që skuadra e Thomas Tuchel ka kontaktuar reprezentuesit e lojtarit për shkak se ata dëshirojnë të kenë në skuadër uellsianin para fillimit të sezonit tjetër.

PSG raportohet gjithashtu që nuk është vetëm pas shërbimeve të Ramseyt. Uebfaqja e lartpërmendur pretendon gjithashtu që ylli i Watfordit, Abdoulay Doucoure, është gjithashtu shënjestër e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme