Siç raportojnë mediat italiane, Fabinho tashmë mund të jetë afër largimit nga Anfieldi për shkak të fillimit të ngadalshëm të jetës në Liverpool.
Kur u transferua fillimisht, braziliani konsideroj nga të gjithë si një përforcim vërtetë ngazëllues te finalisti i Ligës së Kampionëve, por derisa “Redsat” kanë qenë shumë të zënë duke shkëlqyer në Premierë Ligë, Fabinho ka mbetur prapa dhe nuk ka qenë në gjendje për të pasur ndikimin e dëshiruar në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka startuar vetëm në tri ndeshje në Premierë Ligë deri tani te skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Kloppit dhe pa dashur për tu dukur të ashpër, 25-vjeçari nuk besohet se do të depërtoj në njëmbëdhjetshen startuese në skuadër në një të ardhme të afërt.
Një destinacion i mundshëm për Fabinhon, i cili arriti nga Monaco pasi shpenzoi tri vite te klubi në Liga 1, mund të jetë AC Milani për shkak se skuadra italiane është e interesuar në sigurimin e shërbimeve të tij.
Një raport nga ‘Corriere dello Sport’ sugjeron gjithashtu që ai mund të largohet në merkaton e transferimeve në janar./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare