Google ADS

Para nisjes në Dubai, Pacolli në Gjenevë lobon duke bindur edhe 28 vende anëtare të OKB-së të votojnë pro Kosovës në Interpol

18:04 | 16 Nëntor 2018
Arbresh Info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në Interpol, jo vetëm vendi ynë por edhe vendet fqinjë dhe Ballkani do të jetë më i sigurt me që ky proces do të ketë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Në Samitin ndërkombëtar të Crans Montanës në Zvicër, gjate këtij muaji që u mbajt në Gjenevë pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës. Krye tema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, ka thënë fillimisht Pacolli në një intervistë për ‘PreshevaJonë’, transmeton portali arbresh.info.

“U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë. Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombëtare për këtë kauzë dhe besoj se Kosova në sesionin e ardhshëm të 87-të të radhës Asamble së përgjithshëm të Interpolit që do të mbahet në Dubai, do të jetë anëtare e re e Interpol-it” ka thëne në vazhdim shefi i diplomacisë kosovare.

Pacolli gjatë qëndrimit në Gjenevë ku është zhvilluar një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik duke takuar delegacione, ministrat e kryeministrat duke bindur edhe 28 vende anëtare te OKB-së të votojnë më 20 nëntor pro anëtarësimit te Kosovës në Interpol.

Ministri i Punëve të Jashtme ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Sipas tij, me anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Jam mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Duke u bërë anëtare e Interpolit, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi në Interpol do ta bëjë Kosovën shumë më të sigurt, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të sigurojë bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar për Policinë e Kosovës”, ka deklaruar në fund  Pacolli për portalin e lartpërmendur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme