Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric thotë se viti 2018 ka nxjerr në pah karrierën e tij deri tani – me ose pa fituar Topin e Artë.
33-vjeçari ka qenë lojtari kryesor te skuadra e tij kombëtare që shkoi deri në finale të Kampionatit Botëror këtë verë pas pak kohe së fituari trofeun e Ligës së Kampionëve për tretën herë radhazi me Real Madridin, transmeton portali arbresh.info.
Ish mesfushori i Tottenhamit u votua si “Lojtari më Mirë” i turneut pasi Kroacia arriti në finale për herë të parë në historinë e tyre ndërkohë që lojtari siguroi edhe çmimin “Më i Miri” nga FIFA në fillim të këtij viti.
Ish mesfushori i AC Milanit, Kaka ka qenë personi i fundit që ka fituar Topin e Artë para dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që kanë ndarë atë në dhjetë vitet e fundit duke fituar nga pesë herë.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Modric pas fitores dramatike ndaj Spanjës në Ligë të Kombeve të enjten.
“Jam shumë krenar për të luftuar për këtë. Nëse fitoj do të jetë perfekte, përndryshe nuk do të ndryshoj asgjë”
“Me ose pa Topin e Artë, ky ishte viti më i mirë i karrierës sime”
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...