Procesi i pastrimit të lëkurës mund të kërkojë më shumë produkte sesa thjesht larësi dhe uji! Grumbullimi i papastërtive , qelizave të vdekura për një kohë të gjatë favorizon shfaqjen e puçrrave, akneve etj. Sapunët antibakterialë nuk do të ishte zgjidhja ideale, sepse bakteret mund të krijojnë imuntet ndaj substancave të këtyre produkteve!Zgjidhja e vetme është të bëni lëkurën, një terren të papërshtatshëm për mikroorganizmat dhe bakteret e për këtë ju vjen në ndihmë uthulla e mollës:eliksiri i bukurisë i cili balancon pH e lëkurës! Më poshtë do të rendisim katër arsye përse duhet ta shpëlani lëkurën e fytyrës me uthull molle.
Zbeh njollat e errëta dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës
Për të zbehur njollat e errëta në lëkurë duhet të lagni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni me të pjesët e hiperpigmentuara. Lëreni pambukun për rreth 30 minuta në zonat më të errëta të lëkurës e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë. Ju do të vini re ndryshime brenda një jave.
Trajton aknet
Uthulla mund të përdoret si një toner që ka vetinë të eleminojë bakteret e dëmshme, si dhe papastërtitë e tepërta nga poret tuaja. Holloni një lugë uthull molle me tre lugë ujë dhe më pas aplikojeni në fytyrë me një pambuk. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.
Redukton rrudhat
Uthulla e mollës përmban beta-karoten një antioksidant që lufton radikalet e lira. Kur uthulla aplikohet në lëkurë, ajo rikthen pamjen rinore dhe gjallërinë e lëkurës. Është i njëjti perdorim si tek rasti i akneve
Çhelmon lëkurën
Uuthulla e mollës ka aftesi diuretike; ajo promovon sekretim e toksinave dhe mbeturinave.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...