Google ADS

Policia e Kosovës arreston dy zyrtar të MSH-së, dyshohet se keqpërdoren mbi një milion euro

16:45 | 16 Nëntor 2018
A. B.

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 16.11.2018, pas ndërmarrjes se disa veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

I dyshuari H.D. viti i lindjes 1964, m/k/sh, në cilësinë e U.d. Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për te cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve. Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132,345.00 (njëqind e tridhjete e dy mije e treqind e dyzet e pese euro).

Ndërsa i dyshuari dytë, M.R. viti i lindjes 1952, m/k/sh, në cilësinë e Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017 dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kane ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës.

Shuma e keqpërdorimit të mjeteve të tërhequra në emër të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për udhëtimet që nuk kanë ndodhur fare për periudhën 2104-2017 është 1,170,854.00 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër euro).

Të gjitha këto tërheqje të mjeteve në emër te avanceve të AKPM-së, në kundërshtim me ligjin janë dorëzuar tek i dyshuari M.S. i arrestuar nga DHKEK-SHK, më 28.03.2018.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim te prokurorit te PTH- Prishtinë dërgohen në ndalim për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme