Google ADS

Kryeministri: Miratimi i agjendës ERA jetik për të ardhmen e Kosovës

15:15 | 16 Nëntor 2018
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me zyrtarët e Nivelit të Lartë për Sundimin e ligjit.

Me ç’rast është biseduar për Agjendën e Reformave evropiane dhe miratimin e saj në Kuvend.

“Kosova duhet t’i intensifikojë veprimet që ndërlidhen me përafrimin me BE-në. Pakoja e ligjeve, që buron nga Agjendën e Reformave Evropiane, dhe shtyrja përpara e saj për miratim në Kuvend”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

Sipas tij miratimi i kësaj pako duhet të ndodhë shumë shpejtë sepse është e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës.

“Meqenëse, kjo pako legjislative, që fuqizon shtetin ligjor, ka ndikim direkt në liberalizimin e vizave dhe avancon Kosovën në rrugëtimin drejt BE-së, është jetike që të lëvizim shpejt përpara për përmbushjen e kësaj agjende shtetërore”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme