Ruçi bën thirrje për më shumë njohje të Kosovës

14:39 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, i cili po zhvillohet në Tiranë, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi përsëriti thirrjen para delegacioneve të huaja pjesëmarrëse për njohjen e Kosovës.

“Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentar, por dhe qeveritë që ju keni votuar se Republika e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare, transmeton oranews.

Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribuojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë globale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës”, ka thënë Ruçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme