Projekti i Kosovës së Re ka arsyeshmëri të madhe të nxitjes së aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit, kështu theksoi Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës gjatë një emisioni në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“Në matjet e fundit të klimës së bërit biznes në Kosovë, energjia elektrike del të jetë njëra ndër barrierat kryesore për të bërë investime,” shtoi ai tutje.
Qëndrim të ngjashëm me atë të Rukiqit kishe shfaqur edhe Arian Zeka, kryetar në Odën Ekonomike Amerikane. Në një diskutim të hapur me studentë, Zeka theksoi se Oda të cilën ai përfaqëson ka përkrahur idenë e ndërtimit të Kosovës së Re.
‘Projekti është më se i nevojshëm për ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike edhe për bizneset prodhuese’, ka thënë Zeka gjatë këtij diskutimi.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin që një pjesë e konsiderueshme e sfidave me të cilat bizneset janë përballur në fushën e energjisë do të gjente adresën e zgjidhjes përmes ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.
‘Furnizimi jostabil me energji elektrike përgjatë viteve i ka shkaktuar dëme shumëmilionëshe industrisë vendore si dhe ka penguar fuqizimin e sektorit të prodhimit në vend.’, kishin thënë ata përmes një komunikate për media.
Sipas Odës Ekonomike Amerikane, linjiti paraqet burimin kryesor natyror për Republikën e Kosovës dhe si i tillë, i njëjti duhet të gjejë shfrytëzim në nxitjen e zhvillimit ekonomik në vend, marrë parasysh edhe teknologjinë e re në këtë fushë, që ka mundësuar që të ulet dukshëm ndikimi në mjedis i burimeve të tilla.
Raporte të USAID theksojnë se vetëm bizneset në Kosovë humbin rreth 415 milion dollarë në vit për shkak të furnizimit jo të rregullt me energji elektrike. Këtë e kishte konfirmuar edhe Ambasadori i sapo-emëruar i SHBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...