Në vitin 1920, Dr. Otto Warburg fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti teorinë se qelizat e kancerit lulëzonin dhe merrnin jetë nga sheqeri. Ai besonte se kur trupi furnizohej me sheqer artificial, prodhonte kimikate të ndryshme që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.
Kjo teori ka ardhur deri në ditët e sotme dhe në sajë të hulumtimeve të mëtejshme është shpjeguar edhe më tej. Trupi prodhon çdo ditë miliona qeliza anormale të prirura për t’u zhvilluar në kancerogjene, por është vetë trupi që i eleminon këto të fundit. Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF që të vrasin qelizat kanceroze. Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtëpërddrejtë nga sheqeri i cili i ushqen këto qeliza.
Nëse ju prisni sheqerin nga dieta juaj, do t’i prisni ushqimin qelizave kaceroze. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese (një kançe përmban dhjetë lugë sheqer) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu . Pak e dinë, që dhe mocarela përmban me shumicë një tjetër lloj sheqeri: laktozin.
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
Musliu-Shoshi sot do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Spec...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...