Të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është mbrojtja e lëkurës nga rrezet ultravjollcë dhe rrezet infra të kuqe, por pak e dinë dëmin që mund të shkaktojë drita e emetuar nga kompjuteri, celulari apo tableti, e njohur si drita blu.
Studimet e fundit konfirmojnë se ekspozimi ndaj dritës blu është në gjendje të favorizojë shfaqjen e njollave dhe rrudhave. Veçanërisht pasi gratë jetojnë tani shumë të lidhura me tekonologjinë dhe kalojnë mesatarisht gjashtë orë para ekraneve.
Dëme nga sytë në lëkurë
Efektet negative të dritës së ekraneve të pajisjeve teknologjike kanë qenë të njohura, por së fundmi studimet janë fokusuar tek çrregullimet e lëkurës. Kjo dritë, e përdorur nga mjekët në trajtimet dermatologjike të tilla si trajtimi i akneve ose psoriasis, në fakt mund të jetë i dobishëm, por ekspozimi i zgjatur në lëkurë gjeneron nje stres oksidativ që çon në plakjen e lëkurës. Prandaj, mbrojtja e lëkurës nga kjo dritë, është hapi i duhur për të ruajtur lëkurën nga plakja.
Rutina e bukurisë
Ju mund të mbroheni nga drita blu përmes filtrave që vendosen në ekrane, si dhe duke u interesuar për kremra që mbrojnë nga depërtimi i rrezeve të tilla.
Për të parandaluar efektet dëmtuese të dritës blu, zakonet e mira jetësore mbeten të vlefshme: ushqime të pasura me antioksidues në dietën e përditshme, hidratimi, fikja e pajisjeve teknologjike kur nuk janë të domosdshme dhe shëtitja në ambiente të gjelbëruara.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...