Google ADS

Fakte shkencore për mjekrën e burrave

09:20 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mjekra mund t’i bëjë burrat më tërheqës. Studimet kanë treguar se qimet në fytyrë ende konsiderohen simbol i burrërisë, që madje mund t’i mbrojnë burrat nga disa sëmundje.

 

Ja çfarë thotë shkenca për mjekrën e burrave:             

Mund të mbrojë burrat nga kanceri i lëkurës             

Mjekra mbron burrat nga 90% e rrezeve të dëmshme ultravjollcë dhe për këtë arsye janë më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i lëkurës. sipas një studimi të publikuar në https://www.independent.co.uk/life-style/beards-healthy-handsome-research-men-facial-hair-a7909731.html

 

Është një simbol i burrërisë

Burrat me mjekër mund të shihen si më të pjekur dhe me status më të lartë shoqëror. Kjo u zbulua në një studim, sipas të cilit burrat me mjekër janë më dominantë.

 

Mjekra mund t’i bëjë disa meshkuj më tërheqës

Burrat me mjekër mund të jenë më tërheqëse për gratë, por kjo varet nëse babai i asaj gruaje kishte mjekër.

 

Por mjekra lidhet me vdekjen në moshë më të re

Një studim zbuloi se mbajtja e mjekës mund të lidhet me vdekjet në moshë të re, sidomos ato të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare. Kjo lidhet me stilin e jetesës, pasi burrat me mjekër kanë më pak gjasa të martohen, kanë më pak orgazma etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme