Google ADS

Gabimet me te zakonshme te femrave lidhur me higjienën intime

08:13 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shumë gra mund të jenë të kujdesshme në lidhje me vizitat që bëjnë tek mjeku gjinekolog, por në disa raste gabojnë në lidhje me mirëqënien intime.
Shpesh ato lënë pas dore simptoma të rëndësishme, shqetësime të ndryshme të cilat mund të minimizojnë mirëqenien intime.

E bëj vetë

Gabimi i parë që bëjnë gratë? Përpiqen të gjejnë një zgjidhje vetë, pra pa marrë në konsideratë mendimin e mjekut në lidhje me një shqetësim që kanë. Kështu ato mundohen të “vet kurohen” në rast se kanë djegie, irritime, aromë të pakëndëshme, sekrecione etj, në zonën vaginale, duke përdorur medikamente të cilat mund të përkeqësojnë gjendjen.

Detergjentët dhe larësit vaginalë

Kujdes me detergjentët, ata që kanë aroma të forta mund të rezultojnë tepër agresivë për mukozat delikate të vaginës. Kujdes gjithashtu edhe me përdorimin e larësve vaginalë, ato duhet të përdoren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Veshjet intime           

Materialet sintetike duhet të përdoren pak ose aspak, po ashtu edhe ngjyrat e forta apo veshjet me dantella, pasi mund të shkaktojnë kruajtje dhe djegie në zonën intime duke favorizuar gjithashtu edhe shfaqjen e infeksioneve. Këshillohet përdorimi i veshjeve prej pambuku.

Ushqyerja                   

Sheqeri i tepërt mund të provokojë candidën vaginale. Një dietë e mirë do të jetë ajo që përmban shumë fruta dhe perime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme