Gjërat janë duke shkuar shumë mirë me platformën e fundit nga gjiganti Microsoft, Windows 10. Microsoft së fundmi ka njoftuar që 74 milionë kompjuterë janë duke përdorur tashmë sistemin e tyre operativ të ri. Megjithatë, këta kompjuterë nuk janë duke përdorur shfletuesin e fundit nga Microsoft.
Edge ka marrë shumë pak vëmendjen tek përdoruesit e platformës Windows 10, shkruan arbresh.info. Bazuar në shifrat nga shërbimet si ‘StatCounter’ dhe ‘NetApplications’, Edge ka arritur të kap vetëm 14% të përdoruesve të sistemit të fundit operativ.
Kjo do të thotë që 86% e përdoruesve kanë kaluar në një shfletues tjetër pas përditësimit në Windows 10. Chrome është duke u përdorur më së shumti, rreth 60% të përdoruesve. Firefox është e dyta duke lënë shtuar shfletuesin e ri Edge prapa./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...