Shumica e grave kanë dhembje gjatë ciklit menstrual, megjithatë shpeshtësia dhe shkalla e dhembjes ndryshon nga një grua në tjetrën. Edhe pse është e vështirë të thuash çfarë është normale gjatë ciklit menstrual, gjinekologia të paktën mund t’ju tregojë çfarë nuk është normale.
Ja si të kuptoni nëse dhembjet që përjetoni gjatë ciklit menstrual po paralajmërojnë për ndonjë problem shëndetësor.
Dhembjet “normale” trajtohen lehtësisht, dhe zgjasin zakonisht për 3-4 ditë nga ardhja e periodave.
Shtresa e brendshme e mitrës përgatitet çdo muaj për të krijuar një ambient komfort për fertilizimin e vezës. Nëse nuk ndodh fertilizimi, atëherë ndodh rënia e shtresës së brendshme të mitrës (endometri) në formën e menstruacionit. Gjatë kësaj kohe prodhohen substanca të quajtura “prostaglandina”, të cilat reagojnë ndaj inflamacionit. Kjo shkakton edhe kontraktime të muskujve, apo dhembje, në mitër.
Dhembjet gjatë cilit menstrual mund të konsiderohen normale kur ato mund të kontrollohen lehtësisht. Dhembjet zakonisht fillojnë 24 orë para ardhjes së periodave deri në 2-3 ditë gjatë ciklit menstrual.
Ndonjëherë, jeni thjesht të bekuara me një dhembje “normale”
Nëse keni patur dhembje të tmerrshme që ditën e parë që ka filluar cikli menstrual, kjo dhembje mund të jetë normale për trupin tuaj, sepse mund të jetë më i ndjeshëm ndaj prostaglandinës. Kjo gjendje quhet ndryshe “dismenorrea apo dhembje gjatë ciklit, që nga ana mjekësore është normale. Te disa gra, dhembja shoqërohet edhe me të përziera, të vjella ose diarre.
Nëse e keni të vështirë të menaxhoni dhembjet, kjo nuk është normale
Nëse dhembjet gjatë ciklit menstrual janë aq të tmerrshme sa ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, duhet të vizitosh një mjek. Kjo është sidomos e domosdoshme nëse dhembjet nuk qetësohen as me ilaçe. Nuk janë normale gjithashtu as dhembjet që mund të përjetoni pas ciklit menstrual.
Nëse dhembjet përkeqësohen edhe më shumë se parë, mund të jenë duke paralajmëruar për ndonjë problem të fshehur shëndetësor.
Dismnorrea sekondare, ose dhembja që përkeqësohet me kalimin e kohës, mund të jetë shenjë e një gjendje të fshehur shëndetësore. Zakonisht dhembja shoqërohet edhe me gjakderdhje të shumtë, por jo në të gjitha rastet.
Dhembjet mund të përkeqësohen me kalimin e moshës, megjithatë, një ndryshim i menjëhershëm apo i konsiderueshëm në nivelin e dhembjes tregon pa dyshim që duhet të flisni me mjekun. Ja cilat janë ndër shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të tmerrshme gjatë ciklit:
Fibroidet: Fibroidet janë masa beninje të formuara në muret e mitrës. Simptomat e tyre ndryshojnë nga një person në tjetrin. Disa femra kanë fibroide pa ndonjë efekt anësor të dukshëm, ndërsa disa të tjera përballen me dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual ose fryrje të barkut. Nëse fibroidet rriten shumë ose pozicionohen në një vend të caktuar, mund të pengojnë rritjen e fetusit në mitër.
Fatmirësisht, ka trajtime për fibroidet, si pilulat për kontrollin e lindjeve dhe menaxhimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual, ose, në rastet kur ato ndikojnë në fertilitet, mund të bëhet ndërhyrja kirurgjikale për të hequr masën beninje të tumorit.
Endometrioza: Endometrioza është një gjendje ku indet endometriale – që rrethojnë mitrën, migrojnë jashtë mitrës dhe ngjiten në pjesë të tjera të trupit afër saj, si tubat fallopianë, fshikëzën e urinës ose zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ato inflamohen dhe ënjten, duke shkaktuar gjakderdhje dhe dhembje. Endometrioza mund të shkaktojë edhe formimin e cisteve të mbushura me gjak në vezore, ose të dëmtojë indet (duke shkaktuar probleme me fertilitetin).
Adenomioza. Kjo gjendje, që është më e zakonshme për gratë në të 30-tat dhe 40-tat, zhvillohet kur indi endometrial (i cili normalisht vesh mitrën nga brenda) rritet në shtresën muskulare të mitrës.
Adenomioza mund të jetë e heshtur dhe të mos japi asnjë shenjë, por më shpesh ajo mund të shkaktojë: Hemorragji menstruale në sasi te shtuar dhe të zgjatur dhe dhembje në formë krampesh apo të mprehta si thikë gjatë menstruacioneve.
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...