Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se qasja e partisë së tij mbetet e njëjtë në raport me Qeverinë e Kosovës.
Selimi ka thënë se për momentin opozita edhe nëse bëhet bashkë nuk i ka numrat për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Ne po bëjmë një opozitarizëm aktiv. Na është dashur t’u kujtojmë se Qeveria është e pakicës, pasi as ligjet më të thjeshta nuk mund t’i kalojë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është se Lista Serbë ishte përcaktuese për votimin e qeverisë aktuale.
“Në vazhdimësi Lista Serbe po del të jetë përcaktuese edhe për funksionimin e Qeverisë edhe për institucionet tjera. Ne nuk ua kemi dhënë këtë pozicion, por këtë e ka bërë koalicioni qeverisës”.
“Ne nuk bëjmë kalkulime e as pazare me Listën Serbe. Kjo nuk është efektive as parimore, pasi ajo dëshiron ta rrëzoj Qeverinë e Kosovës për arsye se kjo e fundit ka vendosur një taksë prej 10% për mallrat serbe”, shtoi më tej Selimi.
Selimi ka thënë se për momentin nuk mund t’i besohet as Listës Serbe por as Qeverisë së Kosovës.
“Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës përfaqëson politikat e Serbisë dhe Vuçiqit e jo të serbëve të Kosovës, dhe ne nuk e kemi plan të bëhemi pjesë e këtij plani”, tha më tej deputeti i Vetëvendosjes.
Deputeti opozitar ka thënë se Lista Serbe ka marrë qëndrimin e ri për shkak se ajo ka një plan, dhe ne nuk duhet të jemi pjesë e atij plani.
“Në momentin kur partitë opozitare vendosin të iniciojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, ne nuk ua ndalojmë deputetëve serb të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, por nuk duhet të lejojmë që ata të jenë përcaktues dhe të determinojnë procesin”, tha Selimi.
Selimi ka mohuar supozimet se Vetëvendosje nuk po dëshiron zgjedhje të reja, pasi sipas tij “rast më strategjik dhe më të mirë deri tani për të shkuar në zgjedhje nuk ka pasur”.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...