Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 12-të.
Qytetarët edhe këtë pasdite e kanë bllokuar aksin rrugor të “Unazës së Re” dhe për më tepër kanë ndezur goma në mes të asfaltit duke shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve.
Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, “Poshtë hajdutët”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.
Duke hedhur kapsolla dhe me flakadanë në duar, prej disa ditësh, banorët kanë kërkuar që të dëgjohen nga autoritetet shtetërore dhe t’u jepet zgjidhje problemit të tyre.
Ndërkohë për mediat disa prej tyre janë shprehur një ditë më parë, pikërisht kështu: “Këtu do nis revolucioni njësoj siç lindi në Francë në një qytet të vogël dhe më pas u përhap në të gjithë vendin”.
Përgjatë 12 ditëve, banorët e “Astirit” janë mbështetur nga deputetët e opozitës.
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...