Google ADS

Kompania amerikane, hap Zyrën në Prishtinë

21:17 | 15 Nëntor 2018
A. B.

Kompania prestigjioze amerikane “Contour Global” tanimë ka hapur zyrat e saja në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Të pranishëm ishin ministra të qeverisë dhe përfaqësues të ndryshëm nga fusha e biznesit, shkruan indeksonline.

Kësisoj, marrëveshja komerciale me kompaninë amerikane për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” parasheh një investim prej 1.3 miliard euro për të jetësuar njësinë e re prej 500 megavatesh brenda një periudhe katërvjeçare.

“Contour Global” do të sigurojë kapitalin (30% të vlerës se projektit) dhe kreditë e institucioneve ndërkombëtare financiare duke e bërë këtë investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës theksoi se ndërtimi i këtij termocentrali i jep pavarësi energjetike Kosovës dhe do ta zvogëlojë varësinë nga çmimi i paparashikueshëm të energjisë në tregun rajonal.

Krahas sigurisë në furnizim me energji, misioni i njësisë së re do të zëvendësojë dhe njësitë e vjetra prodhuese të TC “Kosova A”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme