Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha sot se një marrëveshje e mundshme midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë në interes të popullit serb dhe se Moska do të vazhdojë t’iu përmbahet “rezolutave relevante të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Kosovën”.
“Ne e kuptojmë se negociatat në mes të të dy palëve për këtë çështje janë në vazhdim e sipër. Ne kemi theksuar në mënyrë të përsëritur se po formojmë pozicionin tonë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe po fillojmë të bëjmë zgjidhje që mund të arrihen në këtë çështje për t’iu përshtatur interesave të popullit serb”, tha Zaharova duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston mundësia që Rusia të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, përcjell KP.
Ndërkaq, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka dhënë detaje të takimit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Paris.
“Takimi me Putin ka qenë krejt normal dhe korrekt. Në postimin të cilin unë e kam bërë, kam theksuar qartë se është krijuar mundësia që të diskutojmë për disa minuta, kokë më kokë, për dialogun, për negociatat Kosovë-Serbi dhe mundësinë arritjes se një marrëveshje paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Thaçi pati deklaruar se ka marrë mbështetjen e Putin për arritjen e marrëveshjes në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Putin ka theksuar se është një çështje delikate por në të njëjtën kohë në fund edhe ai ka qenë shumë i qartë në atë se Rusia do ta përkrahë mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi”.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues