Policëve kosovarë i është zgjatur orari i punës. Nga sot të njëjtit do të punojnë edhe 4 orë shtesë, duke bërë kështu që orari i punës së tyre nga 8 orë të zgjatet në 12.
Vendimi është marrë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Indeksonline se ky vendim bëhen varësisht prej nevojave që ka Policia.
“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha.
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...