Manchester United mësohet se nuk ka plane për të blerë lojtarë të rinj kur merkato e transferimeve të rihapet pas disa muajve.
Trajneri i United, Jose Mourinho kishte mbetur i frustruar në fund të verës me mbylljen e merkatos së transferimeve për shkak se zëvendëspresidenti Ed Woodward dështoi për të plotësuar kërkesat e tij për transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” deri tani kanë pasur probleme në Premierë Ligë ku ata kanë pranuar thuajse dy gola në çdo ndeshje dhe kjo ka ngjallur spekulime gjatë javëve të fundit që ata mund të shpenzojnë gjatë merkatos dimërore.
Megjithatë, bazuar në një raport nga ‘Independent’, Jose Mourinho ende nuk ka diskutuar rreth planeve për dimër me Ed Woodwardin dhe bordi ngurron për të përkrahur portugezin sa i përket këtij aspekti.
Gjatë dy sezoneve të fundit, Mourinho ka rekrutuar lojtarët si Eric Bailly dhe Victor Lindelof për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, por asnjëri prej tyre nuk ka impresionuar kur janë ftuar në linjën startuese.
Ndërkohë, hierarkia e klubit është gjithashtu e shqetësuar me mënyrën e sjelljes së trajnerit me lojtarin e transferuar gjatë verës – Fredin, i cili është duke u lënë në bankinë pavarësisht shpenzimit të 52 milionë funtave për transferimin e tij nga Shakhtar Donetsku.
Manchester United pësoi disfatën e katërt të tyre në Premierë Ligë gjatë vikendit kundër Manchester Cityt dhe ata tashmë janë 12 pikë larg nga kreu i tabelës./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...