Google ADS

Në Malishevë shqiptohet gjoba e parë për ndotje të ambientit

16:51 | 15 Nëntor 2018
A. B.

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka filluar zbatimi i udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit.
Sipas një komunikate nga komuna e Malishevës, ky udhëzim ka filluar të zbatohet më datë 13 nëntor, ku edhe është shqiptuar gjoba e parë.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, ka thënë se inspektorët e ambientit do vazhdojnë me inspektime në teren dhe të gjithë ata qytetarë të cilët në forma të ndryshme dëmtojnë ambientin do t’i ndjekin me procedura ligjore.

Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme