Anësori i Milanit, Suso e ka pranuar se është i “ngazëllyer” me raportet që zbulojnë interesimin nga Real Madridi duke shtuar se rikthimi në Spanjë “do të ishte i bukur”.
Suso thuhet se ka një klauzolë të blerjes prej 38 milionë euro në kontratën e tij, por ka sugjerime që kjo është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Ish anësori i Liverpooli debutoi te skuadra kombëtare e Spanjë në nëntorin e kaluar dhe ka shkëlqyer deri tani te “Rossonerët”.
“Të kesh skuadrën më të mirë në botë të interesuar në ju është shumë ngazëlluese”, ka thënë Suso për ‘Radio Marca’ kur është pyetur rreth interesimit nga Real Madridi.
“Kur dëgjoni për një skuadër si Madridi për interesim te ju, atëherë ju duhet të ndihni shumë krenar – kjo shfaq që ju jeni duke bërë gjërat në formën e duhur”
“Rikthimi në Spanjë do të ishte i bukur, por për momentin unë jam në një komb është ka kulturë të ngjashme me atë spanjolle dhe për momentin unë jam i lumtur këtu”
“Ndihem i rëndësishëm në skuadër, jam rehat në Milan, shumë i lumtur me trajnerin dhe kam raporte të mira këtu”
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...