Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me dëshirën e Bashkimit Evropian (BE) për të krijuar një “ushtri”, tha se një ushtri evropiane nuk mund të jetë një alternativë ndaj NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, ka bërë disa deklarata për gazetën gjermane “Die Zeit”, ku pyetjes nëse presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje NATO-s për një “ushtri të vërtetë evropiane”, ai i është përgjigjur se evropianët në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët duhet të forcojnë shtyllën e Evropës në NATO.
“Përsa kohë që kjo do të jetë unë i mirëpres përpjekjet e Evropës. Mund të zhvillojnë ndarjen e barrës, mund të ndihmojnë për zhvillimin e aftësive të reja ushtarake dhe të ndihmojnë për tejkalimin e fragmentimit të industrisë së mbrojtjes evropiane. Por një ushtri evropiane nuk mund të jetë një alternativë ndaj NATO-s. Aktualisht sot NATO është një platformë për bashkëpunimin e aleancës, ashtu sikurse në Kosovë dhe në Egje”.
Ai ka theksuar se është e rëndësishme që BE-ja të mos bëjë dublikime në çështjet që NATO bën aktualisht. “Përpjekjet e Evropës për mbrojtje i mirëpres në kuadër të NATO-s. Më shumë se 90 për qind e qytetarëve të BE-së jetojnë në vendet anëtare të NATO-s. Pa forcuar NATO-n nuk mund të forcohet mbrojtja e Evropës”, tha Stoltenberg.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...