Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.B. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kanosur gjyqtarin dhe prokuroren e një çështje gjyëqsore.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Pejës i dyshuari me inicialet H.B. i ka kanosur gjyqtaren dhe prokuroren e shtetit.
“Me datë 14.11.2018, rreth orës 09:35 min. në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, kanos personat zyrtar dhe atë prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre, se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe në atë mënyrë që, i pandehuri gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor e pengon seancën gjyqësore dhe ju drejtohet të lartëcekurave me fjalët “do të ju vras”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Me këto veprime i pandehuri H.B dyshohet se ka kryer veprën penale kanosje.
“Me datë 14.11.2018, rreth orës 09:35 min. në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, kanos personat zyrtar dhe atë prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe në atë mënyrë që, i pandehuri gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor e pengon seancën gjyqësore dhe ju drejtohet të lartcekurave me fjalët “do të ju vras” dhe në momentin kur zyrtarët policor provojnë ta arrestojnë të njëjtin, i pandehuri nuk i bindet urdhrit verbal të policisë dhe reziston gjatë gjithë kohës së arrestimit duke i fyer dhe sharë policët” , thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës.
Me këto veprime i pandehuri H.B dyshohet se ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar nga data 14.11.2018, e deri me datë 14.12.2018. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./kallxo.com/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...