Google ADS

Vetting, shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullani

13:58 | 15 Nëntor 2018
Arbresh.info

Prokurori Ramadan Troci është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Zoti Troci ishte kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Komisionerët e vetting-ut thanë se, pas sitës së trefishtë të vetting-ut, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh. Por, KPK-ja shtoi se prokurori ka probleme me pasuritë, përderisa nuk shpjegon dot nëse ka apo jo pjesë takuese në një shtesë pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në Paskuqan. Gjithashtu, KPK-ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër, për një banesë në të cilën Troci jeton bashkë me familjen.

I njohur si prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë, Trocit iu kërkua llogari edhe për dosjet hetimore në Bulqizë. Por, prokurori tregoi se çdo vendim pushimi që kishte marrë, e ka vendosur në bazë të provave./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme