Nëse do të ndiqni këtë këshillë, më kurrë nuk do t’ju ndodhë që brumi t’ju bjerë apo të mos bymehet mirë, transmeton Telegrafi.
Ja disa truqe, të cilat do t’ju ndihmojnë që brumi juaj të jetë sikur i restoranteve më të mira apo sikur ai nga fotografia e kuzhinierit tuaj të preferuar:
– Para se të filloni të ngjishni brumin, merrni nga frigoriferi gjalpën dhe vezët dhe mbani një kohë në temperaturë dhome.
– Mos e teproni me sasinë e pluhurit për simite apo me tharmin, sepse ekziston mundësia që brumi të bymehet tepër dhe të pëlcasë.
– Brumin lëreni gjithmonë në furrë të ngrohur, sepse të gjitha brumërat me pluhur simitesh dhe me tharmë e “kërkojnë” këtë.
Me rastin e bashkimit të përbërëseve të thatë dhe të njomur vjen deri te reaksioni kimik dhe brumi menjëherë fillon të bymehet.
Prisni 10 deri 15 minuta nga momenti kur furra të arrijë temperaturën e dëshiruar dhe atëherë vëreni brumin në furrë.
– Këshillë e artë: Në çdo brumë vendosni një lugë supe uthull molle! Është e shëndetshme, brumi më mirë bymehet, por gjithsesi brumit i jep një “dukje” të shkëlqyeshme!
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...